Skip to main content

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka organizuar për të shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë” është organizuar edhe Panairi i OJQ-ve. Kjo është bërë në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile. Organizata të ndryshme të Shoqërisë Civile, përfshirë edhe CiviKos-i po marrin pjesë në këtë panair.

Panairi mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10:00 dhe do të qëndrojë i hapur gjatë tërë ditës. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të njihen më tepër me punën e OJQ-ve të cilat marrin pjesë në panair.