Skip to main content

Në vazhdën e takimeve informuese, I radhës ishte me rajonin e Pejës. Takimi u mbajtë në sallen e konferencave të OJQ Zana në Klinë më datë 27.06.2014. Takimin e hapi znj. Valdete Idirzi, drejtoreshë e Platformës CiviKos. Pas prezentimit të agjendës, ajo filloi me prezentimin e  draftit të termave të referencës apo (draft rregullat) dhe informoi të pranishmit edhe për detyrat, përgjegjësitë e këshillit për zbatim të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile. Pastaj vazhdoi sipas agjendës duke sqaruar edhe rolin e grupeve punuese sipas Objektivave Strategjike.

 

Pasi në takim pati OJQ anëtare dhe joanëtare, gjatë diskutimit pati pyetje edhe për funksionimin e Platformës CiviKos dhe kriteret për t’u anëtarësuar në Platformën CiviKos. Gjatë diskutimit fokusi ishte tek përzgjedhja e këshillit dhe funksionimi I tij. Ngjashëm sikur edhe në takimet e mëparshme, në takim u diskutua edhe për qendrat rajonale rreth përzgjedhjes dhe aktiviteteve të mundshme të qendrave rajonale të Platformës CiviKos.
Takimi u përkrah nga TACSO – Zyrja në Kosovë.