Skip to main content

Sot u takuam me përfaqësuesit e grupit punues të themeluar në Kuvendin e fundit të Platforma Civikos, ku ka nisur procesi i shqyrtimit të Statutit të Platforma Civikos, si dhe përgatitjet për organizimin e Kuvendit të radhës.
Ky proces synon të sigurojë që organizimi i Kuvendit të zhvillohet në përputhje me dispozitat statutare, duke garantuar kuorumin dhe funksionimin e rregullt të organeve të rrjetit.
Falënderojmë përfaqësuesit e organizatave anëtare për kohën, përkushtimin dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm për forcimin e funksionimit demokratik të Platforma CiviKos.