Skip to main content
Platforma Civikos kishte kënaqësinë ta mirëpriste Ambasadorin Jo-Rezident të Irlandës në Republikën e Kosovës, Z. Ragnar Almqvist.
Gjatë takimit prezantuam punën dhe aktivitetet e Platforma Civikos, ndërsa patëm mundësinë të dëgjojmë më shumë për prioritetet e Irlandës në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu diskutuam mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Platforma CiviKos dhe institucioneve Irlandeze, veçanërisht në kontekst të rolit që Irlanda do të ketë gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, nga 1 korriku 2026.
Ky takim shërbeu si një mundësi e mirë për të thelluar dialogun dhe për të eksploruar forma konkrete bashkëpunimi për forcimin e shoqërisë civile dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.