Skip to main content
Zyra për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit dhe Platforma Civikos, organizuan punëtorinë e Grupit Punues në kuadër të hartimit të Strategjisë për Bashkëpunim Qeveri–Shoqëri Civile 2026–2031.
Gjatë takimit u shqyrtuan dhe u trajtuan me kujdes komentet dhe rekomandimet e pranuara nga procesi i konsultimit publik, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për një strategji gjithëpërfshirëse, transparente dhe të zbatueshme.
Falënderojmë të gjithë anëtarët e grupit punues dhe kontribuuesit për përkushtimin dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm për forcimin e partneritetit ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile. Kjo punëtori u mbështet nga OSCE Mission in Kosovo.