
Platforma CiviKos, në partneritet me Shoqatën e Psikologëve Shkollor të Kosovës, po zbaton projektin “Promoting Safe and Inclusive Schools: Capacity Building and Awareness on Bullying and Mental Health”, mbështetur nga programi Human Rightivism.
Projekti synon të forcojë kapacitetet e psikologëve shkollor për parandalimin e bullizmit, ngacmimeve seksuale dhe rrezikut të vetëvrasjes tek të rinjtë, përmes zhvillimit të manualeve edukative, videove informuese dhe trajnimeve profesionale.
Përmes fushatave ndërgjegjësuese dhe takimeve me institucionet arsimore, projekti promovon të drejtat për shëndet mendor, lufton stigmatizimin dhe nxit bashkëpunimin ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve publike për krijimin e shkollave më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.
