Sot në Ferizaj zhvilluam sesionin informues të radhës mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku ndau informacione të rëndësishme mbi mandatin e AIP-së dhe obligimet ligjore për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve.
Përfaqësues nga institucionet lokale, OShC-të dhe sektori privat morën pjesë aktive me pyetje dhe diskutime të vlefshme mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Diskutimet theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial dhe ndërtimit të një qasjeje të përbashkët ndaj privatësisë dhe sigurisë digjitale.
Ky session informues u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha sektorët në Kosovë”, me përkrahjen e Ambasadës së Holandës në Kosovë.