Gjatë vikendit u mbajt me sukses sesioni informues për të prezantuar pakon e dokumenteve mbi funksionimin e Këshillave Lokale, me pjesmarrës nga katër regjione të ndryshme të Kosovës.
Gjatë takimit prezantuam pakon e dokumenteve të përgatitura nga ekspertët e angazhuar nga Platforma Civikos, duke theksuar analizën ligjore për kompensimin e këshillave lokale, udhëzuesin për organizimin dhe funksionimin e tyre, si dhe dokumentet praktike që do t’u shërbejnë në terren.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e National Endowment for Democracy.