Skip to main content

Platforma CiviKos së bashku me Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, dhe në partneritet të ngushtë me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, po vazhdon me sukses serinë e trajnimeve mbi Bazat e Mbrojtjes së të Dhënave Personale për zyrtarët e institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal.

Për dy ditë, zyrtarët e institucioneve publike patën mundësinë të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Pjesëmarrësit u certifikuan ndërkombëtarisht nga Treccert, duke përmirësuar standardet e punës dhe sigurinë e informacionit në institucionet e tyre.

Ky trajnim organizohet nga Platforma CiviKos në bashkëpunim me Institutin për Teknologji dhe Shoqëri dhe në partneritet me Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Aktiviteti është pjesë e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë sektorët në Kosovë,” i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë – Embassy of the Netherlands in Kosovo.

Platforma CiviKos së bashku me Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, dhe në partneritet të ngushtë me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, po vazhdon me sukses serinë e trajnimeve mbi Bazat e Mbrojtjes së të Dhënave Personale për zyrtarët e institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal.

Për dy ditë, zyrtarët e institucioneve publike patën mundësinë të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Pjesëmarrësit u certifikuan ndërkombëtarisht nga Treccert, duke përmirësuar standardet e punës dhe sigurinë e informacionit në institucionet e tyre.

Aktiviteti është pjesë e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë sektorët në Kosovë,” i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë – Embassy of the Netherlands in Kosovo.