Platforma CiviKos mbajti takimin e radhës me grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për kontraktimin e shërbimeve për organizatat e shoqërisë civile. Ky proces është pjesë e Strategjsië Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile. Falenderojmë përfaqësuesit e institucioneve publike dhe shoqërisë civile për angazhimin në grup punues.
Një falënderim i veçantë për z. Agon Dobruna, Zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferëve, për pjesëmarrjen ne takimin e grupit punues dhe përkushtimin për ta avancuar këtë proces.
Punëtoria u organizua nga Platforma Civikos me mbështetje nga projekti Human Rightivism dhe financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, përmes Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF).