Skip to main content

Ekipi i Platforma Civikos u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të MAPL-së, z. Jeton Qela dhe zv. Udhëheqësin e Divizionit për Monitorimin e Komunave, z. Erblin Hetemi. Fokusi i takimit ishte koordinimi i përpjekjeve të Platforma CiviKos me Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe institucione të tjera drejt adresimit të sfidave të funksionimit të Këshillave Lokale. Fuqizimi i Këshillave Lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe organizatave lokale në procese vendimmarrëse mbeten përkushtim i përbashkët i Platforma CiviKos dhe MAPL-së.