Për të prezantuar punën e Platforma CiviKos dhe diskutuar lidhur me rëndësinë e shoqërisë civile në Kosovë, Gresa Berisha, Menaxhere e Projekteve në Platforma Civikos, ka qenë e ftuar nga Kolegji AAB si folëse në kuadër të lëndës “Impakti i BE-së në Shtetndërtimin e Kosovës”.
Gjatë prezantimit, Gresa ka prezantuar punën e Platforma CiviKos, dhe ka diskutuar për rolin e shoqërisë civile për agjendën dhe vlerat evropiane, në veçanti për projektet dhe objektivat zhvillimore.
Platforma CiviKos mbetet një aleat besnik për zgjerimin e njohurive dhe përmirësimin e aftësive në fushën e shoqërisë civile, duke përkrahur edukimin e mirëfilltë për ndërtimin e një shoqërie civile të fortë dhe të përgjegjshme në Kosovë.