Pas konsolidimit të grupit punues i cili përbëhet nga anëtarë të institucioneve publike, dhe shoqërisë civile ka filluar procesi i hartimit të Rregullores për Kontraktimin e Shërbimeve të OShC-ve. Kjo Rregullore do të jetë një mjet për të rregulluar procedurat e kontraktimit të shërbimeve për OShC-të, duke hapur rrugën që kontraktimi i shërbimeve nga OShC-të të bëhet përmes prokurimit publik duke mundësuar qëndrueshmëri financiare për organizatat që ofrojnë shërbime të ndryshme.
Punëtoria e realizuar nga Platforma CiviKos bëhet në kuadër të projektit Human Rightivism, i mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë përmes Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF).
Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që këto ndryshime të sjellin një ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në punën e vlefshme të OShC-ve ofruese të shërbimeve.