Grupi i dytë i aktivistëve të shoqërisë civile dhe individëve të angazhuar në fushën e prokurimit publik kanë mbajtur trajnimin për monitorimin e prokurimit publik në nivel lokal. Trajnimi organizohet në kuadër të USAID-it në Kosovë për Komuna Transparente, Efektive dhe Përgjegjëse. Pjesmarrësit do t’i nënshtrohen procesit të testimi për të certifikuar njohuritë e marra nga ky aktivitet dhe më pas do të lëshohet një certifikatë kompetencash për të gjithë pjesëmarrësit, duke njohur nivelin e njohurive dhe kompetencat e tyre në monitorimin e prokurimit publik.