Drejtoresha e CiviKos, Donika Emini është takuar me Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku. Takimi njoftues në mes të CiviKos dhe AIP kishte për temë zbatimin e ligjit për qasje në dokumente publike dhe ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. CiviKos dhe AIP do të vazhdojnë implementimin e aktivitete të tjera të cilat kanë për qëllim zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të autoriteteve publike dhe shoqërisë civile në këto dy fusha.