Skip to main content

Platforma Civikos me mbështetje nga International Center for Not-for-Profit Law (ICNL) dhe ECNL kanë organizuar takim e radhës mes palëve të interesit për qasjen e OJQ-ve në shërbimet financiare, me fokus identifikimi i pronarit përfitues. OJQ-të në Kosovë po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme në shërbimet bankare. Përjashtimi financiar i OJQ-ve është një fenomen global dhe mohimi i qasjes në shërbimet financiare të shoqërisë civile prek një sërë të drejtave të njeriut. Rregullimi i pronarit përfitues është një sfidë tjetër për OJQ-të. Përveç përfaqësues të OJQ-ve, ne tryezë ishin edhe përfaqësues nga institucionet publike, si: Ministria e Punëve të Brendshme – Departamenti për OJQ, Agjencia e Inteligjencës Financiare, Banka Qendrore e Kosovës si dhe përfaqësues nga Shoqata e Bankave të Kosovës. Ekspertet nga ‘Human Security Collective’ kanë ndarë disa praktika të mira europiane rreth identifikimit të pronarit përfitues. CiviKos së bashku me organizatat partnere, dhe me institucionet relevante si Banka Qendrore, Shoqata e Bankave të Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare do të punojnë së bashku për të lehtësuar qasjen e OJQ-ve në shërbime bankare.