Skip to main content

Grupi i organizatave të shoqërisë civile nga Komuna e Mitrovicës të cilët kanë përfituar njohuri mbi monitorimin të prokurimit publik në nivel lokal, kanë përfunduar serinë e punëtorive mbi mësimin e aplikueshëm. Kjo seri e punëtorive është mbajtur në kuadër të projektit të #USAID Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse.
Si rezultat, pesë organizata kanë punuar së bashku në përpilimin e raportit të monitorimit mbi aktivitetin e prokurimit, gjegjësisht të kontratës së prokurimit “Qendra e Riciklimit Industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikuara ose të përziera”. Raporti është përpiliuar nga: 7 Arte, Community Building Mitrovica, Iniciativa Qytetare Skenderaj – IQS, CDO – Civil Development Organization dhe Mundësia, fasilitator Visar Prebreza.

 

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.