Skip to main content

Në kuadër të projektit të USAID Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse, CiviKos ka organizuar grupin e fokusit me organizatat e shoqërisë civile përfituese nga të gjitha rajonet e Kosovës. Ky fokus grup ka për qëllim që të bëjë vlerësimin e ciklit të trajnimeve mbi mësimin e aplikuar, sfidave të organizatave të nivelit lokal në monitorimin dhe vlerësimin e kontratave të prokurimit publik, përpilimin e raporteve monitoruese, si dhe avokimin dhe komunikimin e të gjeturave.

 

Gjithashtu, ky fokus grup ka për qëllim që të mbledhë inputet për dizajnimin e metodologjisë për ciklin e ardhshëm të trajnimeve si dhe aktivitetet tjera në kuadër të projektit. Kjo në funksion të vlerësimit të nevojave në terren, si dhe dizajnimi i trajnimeve sipas nevojave të identifikuara paraprakisht.