Skip to main content
Platforma Civikos, përmes infografikave ka përmbledhur Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, me shpjegime specifike për secilën objektivë, rolin e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, si dhe rolin e grupeve punuese/avokuese të themeluara nga CiviKos.
Këto infografika janë mundësuar përmes mbështetjes nga Programi për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID Kosovo. Përmbajtja e infografikës është përgjegjësi e Platformës Civikos dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e USAID apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.