Skip to main content
📢UN Kosovo Team, FBA dhe Platforma Civikos bëjnë thirrje të gjitha grave dhe vajzave nga e gjithë Kosova të përkushtuara ndaj veprimit klimatik! 🌍
Bashkohuni me ne për një punëtori një-ditore më 26 ose 27 tetor 2023, për një sesion 4-orësh (09:00-13:00) në Hotel Sirius, Prishtinë, me ekspert nga Akademia Suedeze Folke Bernadotte. Ju keni mundësinë për të mësuar, rrjetëzuar dhe për t’u bërë një avokuese efektive për sigurinë klimatike.
Aplikoni deri më 23 tetor 2023, përmes këtë link.
Pjesëmarrja është FALAS, dhe ne mirëpresim gratë nga të gjitha komunitetet në Kosovë, veçanërisht ato me aftësi të kufizuara. Ne do të kompenzojmë shpenzimet e transportit dhe do të mbulojmë drekën dhe pijet freskuese.
Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë!
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni këtë link.