Skip to main content

Ky projekt, i zbatuar nga Platforma CiviKos me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, synon të avokojë për krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm dhe të institucionalizuar për bashkëfinancimin automatik nga Qeveria e Kosovës për iniciativat e shoqërisë civile të financuara nga Bashkimi Evropian. Përmes një analize ligjore dhe politike, një vizite studimore në Maqedoninë e Veriut dhe hartimit të një dokumenti politikash, projekti synon të harmonizojë kuadrin financiar të Kosovës me standardet e BE-së. Me anë të avokimit të synuar dhe angazhimit publik, projekti kontribuon në forcimin e rolit të shoqërisë civile në zhvillimin demokratik dhe procesin e integrimit evropian të vendit. Projekti zbatohet në periudhën qershor–tetor 2025.