Thirrje për shprehje të interesit - Përzgjedhja e 5 OJQ-ve të shërbejnë si qendra rajonale të Platformës CiviKos

Historiku

Platforma CiviKos (www.civikos.net ) është iniciativë e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, e themeluar për të krijuar dhe avancuar një mjedis të përshtatshëm formal për bashkëpunim të sektorit të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore të Kosovës. Me një rritje të vazhdueshme dhe aktualisht me më shumë se 150 organizata të shoqërisë civile anëtare, Platforma CiviKos është e angazhuar në thellimin e bashkëpunimit në mes të organizatave anëtare, si dhe me autoritetet publike dhe palët tjera me rëndësi në zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë.

Platforma CiviKos po implementon projektin "Duke punuar së bashku. Drejt një marrëdhënie pune produktive mes shoqërisë civile dhe autoriteteve në Kosovë, Faza e Dytë", një projekt i financuar nga BE, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i bashkë-finansuar nga FES Zyrja ne Kosovë. Objektivi kryesor i këtij projekti është të kontribuojë për një qeverisje të mirë, integrim evropian, dhe një shoqëri civile aktive në Kosovë përmes sigurimit të bashkëpunimit të mirë ndërmjet shoqërisë civile dhe autoriteteve në Kosovë.

Për zbatimin e aktiviteteve të projektit, veçanërisht aktivitetit lidhur me shërbimet informative për Shoqërinë Civile - Bashkëpunimin me Qeverinë, Platforma CiviKos do të dëshironte që të bashkëpunojnë ngushtë me anëtarët e saj në tërë Kosovën.

Platforma CiviKos do të krijojë 5 qendra rajonale (Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj) përderisa Sekretariati i CiviKos-it do të shërbejë si një qendër kombëtare në Prishtinë. Qendrat kombëtare dhe lokale janë qendra informuese që ofrojnë komunikim (reagim) dhe informim (print, audio, video) mbi procesin e përgjithshëm të pjesëmarrjes civile, si dhe partneriteti specifik, dialog dhe konsultime të tilla të udhëhequr nga CiviKos-i ose nga OShC të tjera që janë mbështetur nga Platforma CiviKos dhe në të njëjtën kohë duke punuar për mjedis më të mirë për bashkëpunim formal në mes të shoqërisë civile dhe pushtetit lokal.

Periudha angazhimi i OJQ-ve të përzgjedhura do të jetë fillimisht për 6 muaj me mundësi të vazhdimit të mëtejshëm.

Kërkesat e Përgjithëshme

OJQ-të të cilat aplikojnë duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jenë anëtare të Platformës CiviKos
  • Organizat legale e regjistruar
  • Kapacitete menagjuese dhe administrative të dëshmuara
  • Përvoje paraprake në fushat e avokimit, mbledhjet e fondëve dhe shpërndarjen e informacionit
  • Kapacitete njerëzore adekuate për zbatimin e detyrave të caktuara
  • Të zotuar të punojnë me Platformën Civikos
  • Kapacitet efektive për çasje të komunitetit

Aplikacioni

Kërkohet nga OJQ-te dorëzojnë një aplikacion të shkurtër (propozim për shërbimet e informacionit) me një koncept dokument (maksimum 2 faqe A4) që do të përshkruajnë këto katër aspekte :

1. Një sfidë apo problem specifik që Organizata në regjion do të dëshironte të adresonte përmes implementimit te platformës për shpërndarjen e informacionit me OSHC-te e regjionit të caktuar, duke përfshirë shkallën e nevojës për veprim;

2. Vizioni dhe koncepti që ka organizata e regjionit për implementim, duke përfshirë ndryshimet konkrete transformuese, për të cilat do të dëshironte të pranonte këshilla strategjike;

3. Vlerat e shtuara që priten nga mbështetja e shërbimeve të Platformës Civikos, duke përfshirë nevojat për këshilla, të dhëna, ide, lidhje të munguara dhe pyetje hulumtuse që kërkojnë përgjigje për implementimin e strategjisë së përgjithëshme;

4. Angazhim regjional dhe ambicje për të implementuar politikat e rekomanduara të Platformës Civikos për një bashkëpunim më të mirë ndërmjet shoqërise Civile dhe Qeverisë.

Për aplikim ju lutem dërgoni dokumentet në vijim:

Propozim për shërbimet informuese ( dy faqe A4 word) me shtojcat :

1. Qertifikata e regjistrimit të OJQ-së

2. Detajet e Bankës së OJQ-së

3. Referenca relevante për projekte të implementuara në fushën e caktuar nga OJQ aplikante

4. CV e kordinatorit të Qendrës Regjionale të propozuar nga OJQ aplikante

Rregullat e Aplikimit

· Aplikacioni i kompletuar duhet te dorëzohet në formë elektronike;

· Specifikoni regjionin që OJQ-ja do të dëshironte të punonte;

· Përgjigjet në pyetje shtesë do të jipen vetëm përmes emailit;

· Aplikacionet e dërguara ose dokumentet shtesë, pas kohës së paraparë, nuk do të merren në shqyrtim;

· Aplikacionet mund të dërgohen në gjuhë shqipe, serbe apo angleze.

Aplikacionet e kompletuara duhet të dërgohen përmes emailit në info@civikos.net jo më vonë se 29 Maj 2015 ora 12:00 koha lokale.

<< Kthehu mbrapa