Takimi i Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013 – 2017

Me 21.04.2015 u mbajt takimi i rradhës i Këshillit për zbatimin e Strategjisë. Takimin e udhëhoqi z.Fitim Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në ZKM dhe znj.Valdete Idrizi, Drejtore Ekzekutive e Platformës CiviKos si bashkëkryesuese e Këshillit.
Gjatë këtij takimi z.Habit Hajredini, Zëvëndës Kryesues i Këshillit, prezantoi të arrituarat dhe sfidat për zbatimin e Planit të Punës së Këshillit nga Institucionet përgjegjëse për vitin 2015, konkretisht tremujorin e parë. Poashtu edhe koordinatorët e katër ekipeve të punës prezentuan përmbledhjen e punës për Ekipet e Punës.
Nga ana e shoqërisë civile u ngritën disa kërkesa drejtuar qeverisë për një përkushtim më të madh në zbatimin e aktiviteteve të parapara me Strategji si dhe rritjen e numrit të akterëve të cilët do të kontribuonin në arritjen e qëllimeve të objektivave specifike, me theks të veqantë për Objektivin Strategjik 2: Sistemi i ndërtuar i kontraktimit të shërbimeve publike për organizatat e shoqërisë civile. 

Në përmbyllje të takimit u dakordua që çdo qështje që ka nevojë për një përkushtim më të madh të adresohet tek z.Fitim Krasniqi, Sekretar i Përgjithshmë në ZKM, në mënyrë që të gjindet një zgjidhje më e shpejtë dhe e përshtatshme në koordinim me akterët e tjetrë dhe Institucionet përgjegjëse.

<< Kthehu mbrapa