THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË GRUPET PUNUESE TË PLATFORMËS CIVIKOS
Ftohen organizatat anëtare të Platformës CiviKos, të konkurojnë për pjesëmarrje në njërën nga katër grupet punuese të Platformës CiviKos:
1. Pjesëmarrja e OSHC-ve në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit;
2. Kontraktimi i shërbimeve publike nga ana e OSHC-ve;
3. Përkrahja financiare/fondet publike për OSHC-të;
4. Zhvillimi i vullnetarizmit;
Këto grupe punuese do të formohen në bazë të Rregullores së Punës për Zbatimin e Aktiviteteve të Platformës CiviKos, Kapitulli III. – Zbatimi i Aktiviteteve Avokuese për anëtarët /Nenet 8 – 13 si dhe në linjë me objektivat strategjike të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile.
Për të konkuruar për pjesëmarrje në grupet punuese, OSHC-të apo kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
1. Formularin për konkurrim, i nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar i OSHCsë;
2. Letër motivuese
Kriteret bazë për konkurrim janë:
Të drejtë për të propozuar kandidatë kanë të gjitha OShC-të anëtare të Platformës CiviKos, të cilat:
1. Janë aktive për të paktën 3 vite;
2. Kanë për fushë të veçantë të veprimtarisë njërën nga fushat e caktuara;
3. Kandidati/ja duhet të ketë përvojë të dëshmuar në fushën e caktuar për të paktën 3 vite.
Secila OSHC mund të nominojë një kandidat/e për njërën prej fushave të caktuara.
Për të reflektuar diversitetin shoqëror dhe të shoqërisë civile në Kosovë, inkurajohet nominimi i femrave, anëtarëve të komuniteteve pakicë dhe grupeve të margjinalizuara.
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen drejtëpërdrejtë, me postë në adresën Platforma CiviKos, Rr. Bedri Pejani 7/A, 10000 Prishtinë, apo në emailin votimi@civikos.net jo më vonë se 18.05.2015 në ora 12:00.
Pas përfundimit të konkurrimit, Bordi i Platformës CiviKos do të aprovojë formimin e grupeve punuese dhe do të lajmërohen aplikuesit.
-
MATRICA E MONITORIMIT
Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA
Matrica -
Antarësohu»
-
ose shkarko Aplikacionin dhe dërgo në info@civikos.net