Roli i shoqërisë civile – Rëndësia dhe ndikimi i saj në ndërtimin e shtetit


Drejtorja Ekzekutive e Platformës CiviKos, Valdete Idrizi, ka prezantuar punën e shoqërisë civile në Akademinë Verore Ndërkombëtare.

Ajo ka folur për rëndësinë dhe rolin e shoqërisë civile në ndërtimin e shtetit. Gjithashtu ka përmendur dhe promovuar punën e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë. Në ligjeratë ajo ka shpalosur punën në mobilizim të shoqërisë civile në dialog mes shoqërisë civile dhe qeverisë, si dhe rezultatet e deri tanishme të Këshillit për zbatim të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile.

Duke folur edhe për rolin e CiviKos-it si rrjet ndër-sektorial në Kosovë, Valdetja gjithashtu iu foli edhe për përvojen e saj në ndërtimin e paqes. Pas prezentimit të Valdetes, pasuan pyetje nga më të ndryshmet që ndërlidhen me punën e OSHC-ve në Kosovë, ndërtimit të paqes, rolit të CiviKos-it, dhe punës së saj si aktiviste.

Akademia Verore Ndërkombëtare është organizuar nga Qendra Kosovare për Diplomaci, ku morën pjesë rreth 60 pjesëmarrës nga 30 shtete të ndryshme të botës.

<< Kthehu mbrapa
  • MATRICA E MONITORIMIT

    Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA

    Matrica
  • Antarësohu