Procesi i votimit për dy përzgjedhjen e dy anëtarëve të rinjë në Këshill

Me këtë rast  Platforma CiviKos publikisht nojfton për hapjen e procesit të votimit. Të gjitha OShC-të e regjistruara mund të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar brenda një afati prej 5 ditësh, nga data 28 Shtator deri me 3 Tetor 2015. Secila organizatë mund të votojë për 2 kandidatë nga lista e kandidatëve të përfshirë në fletëvotim.

Votuesit mund të hedhin votën e tyre me e-mail, postë të rregullt ose personalisht në zyrën e CiviKos. Në rastin e votimit me e-mail ose me postë të rregullt, organizata që voton duhet të dërgojë fletëvotimin e plotësuar dhe kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së. Në rastin e votimit në zyrën e CiviKos, organizatat duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së dhe të hedhin fletëvotimin e tyre në kutinë e votimit në zyrën e CiviKos. Votimi anonim mund të bëhet vetëm nëpërmjet votimit në zyrën e CiviKos-it.

Procesi i votimit do të organizohet dhe menaxhohet nga një komision i përbërë nga personeli i Sekretariatit të Platformës CiviKos, që caktohet nga Drejtori Ekzekutiv i CiviKos. Pas përfundimit të afatit për votim, komisioni i Sekretariatit të Platformës CiviKos do të numërojë fletëvotimet për të përcaktuar se cili(a) kandidat(e) ka marrë numrin më të madh të votave. 2 kandidatët që marrin më së shumti vota zgjedhen si përfaqësues të OShC-ve në Këshill. Nëse dy ose më shumë kandidatë marrin numrin e barabartë të votave, vendi si përfaqësues i OShC-ve në Këshill do të përcaktohet me short në mes tyre.

Për të mbikëqyrur procesin e numërimit të votave, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhguesëve të gjitha OShC-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve dhe përfaqësuesit e ZQM/ZKM.
Kriteret për organizatat që votojnë për kandidatët e nominuar
Të drejtë për të votuar për kandidatët e nominuar kanë të gjitha OShCtë e regjistruara sipas Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ, të cilat posedojnë Certifikatë të Regjistrimit të OJQ-së.
Fletëvotimi si dhe biografia e secilit kandidat mund të shkarkohet këtu.

Votimi bëhet në email adresën votimi@civikos.net apo info@civikos.net
Për çfarëdo pyetje rreth këtij procesi të votimit, kontaktoni Platformën CiviKos nëpërmjet e-mailit info@civikos.net ose numrit të telefonit 038 224 904.








<< Kthehu mbrapa