Konsultimi përfundimtar rreth dokumenteve të brendshme të Platformës CiviKos

Tashmë po bëhet një vit që Platforma CiviKos ka filluar hartimin e dokumenteve të brendshme të cilat janë të domosdoshme për ngritjen e nivelit të punës dhe aktiviteteve tona. Gjatë këtij procesi janë angazhuar një numër i ekspertëve të jashtëm dhe atyre nga organizatat anëtare, si dhe të gjitha draftet e zhvilluara janë diskutuar në takime të shumta me organizata anëtare. Seria e fundit e takimeve me anëtarë, e zhvilluar gjatë fundit të vitit të kaluar nëpër disa rajone të Kosovës, ka ofruar elemente shumë të rëndësishme për finalizimin e këtyre dokumenteve.

Duke u bazuar në këto komente, Bordi i Platformës CiviKos ka përgatitur draftet parafinale, të cilat po i shpërndajmë për konsultimin tuaj përfundimtar. Pas këtij konsultimi, këto dokumente do të propozohen për miratim në Kuvendin e Platformës CiviKos, që pritet të mbahet gjatë muajit mars 2014. Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në Kuvend dhe temave të shumta që do të jenë në rend të ditës, diskutimi i elementeve të veçanta të këtyre dokumenteve do të jetë i pamundur. Para votimit të dokumenteve si tërësi, do të mund të diskutohet vetëm ndonjë element specifik për të cilin do të pranojmë komente të shumta, ose komente të kundërta nga një numër i madh i organizatave anëtare. Për këtë arsye, ju inkurajojmë që të lexoni dhe analizoni me kujdes dokumentet e bashkëngjitura, dhe deri në datën 28 shkurt 2014 të na dërgoni komentet tuaja me shkrim, së bashku me propozimet konkrete për ndryshime. Ju falenderojmë paraprakisht për komentet dhe sygjerimet tuaja.

<< Kthehu mbrapa