Donacione Softuerike për organizata të shoqërisë civile në Kosovë

Sekretariati i Platformës CiviKos në bashkëpunim me qendrën e KCSF dhe organizatën Metamorphosis  nga Maqedonia organizojnë sesion informues rreth mundësive të përfitimit të donacioneve softuerike nga programi  "Techsoup Balkans”, për organizata të shoqërisë civile në Kosovë. Përfaqësuesit nga fondacioni Metamorphosis  do prezantojnë  mënyrën se si mund ti merrni këta softuerë  të licencuar në formë donacioni, dhe  të gjitha përfitimet që i ofrojnë teknologjitë të cilat kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave qytetare.

Ky sesion do të mbahet të  martën me  10 Nëntor 2015 nga  ora  10:30-12:30 në Qendrën e KCSF Rr. Fazli Grajqevci  4/a, 10000, Prishtinë. Meqenëse hapësira ka numër të limituar të ulësëve, ju lutemi ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke u regjistruar në këtë vegëz: http://goo.gl/forms/bjHVzEj0zh

Gjithë të mirat
Sekretariati i Platformës CiviKos

<< Kthehu mbrapa