CiviKos nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Sot me datë 02.02.2017 Drejtoresha Ekzekutive e Platformës CiviKos Valdete Idrizi nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë Znj. Hykmete Bajrami.
Qëllim i këtij memorandumi është vendosja e një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes organizatave të shoqërisë civile dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në ngritjen e transparencës së plotë gjatë gjithë procesit të dhënies së kontratave publike, procedurave të prokurimit publik, dhe tenderimit në MTI.
Znj. Idrizi potencoi që ky bashkëpunim kontribuon në mënyrë direkte në zbatim të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, dhe në mbrojtje të konsumatorit. Po ashtu Znj. Idrizi potencoi që përfshirja e shoqërisë civile në këto procese do t'i kontribuojë jo vetëm rritjes së transparencës e rrjedhimisht edhe llogaridhënies , por edhe rritjes së besimit në bashkëpunim me institucione. Ajo theksoi se përfaqësuesit e shoqërisë civile që do të jenë vëzhgues në komisionet vlerësuese në proceset e prokurimit publik të cilat zhvillohen brenda MTI-së do të përzgjidhen me procedura të hapura dhe demokratike që Platforma CiviKos i promovon me të gjitha institucionet publike.
<< Kthehu mbrapa