Platforma Civikos ka publikuar raportin "Hartëzimi dhe Sfidat e Organizatave të Shoqërisë Civile në Ofrimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare në Kosovë"

Ky raport është hartuar në kuadër të projektit "Zbutja e Ndikimit të Pandemisë COVID-19 te OSHC-të që Ofrojnë Shërbime në Kosovë" zbatuar nga Platforma CiviKos në partneritet me European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL), si dhe financuar nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID. Gjetjet e këtij hulumtimi do të ndihmojnë në zbatimin e Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023 dhe përpjekjet për rregullimin e një sistemi të qëndrueshëm të kontraktimit të shërbimeve nga institucionet publike për organizatat që ofrojnë shërbime në Kosovë. Raportin e plotë në shqip e gjeni duke klikuar në: http://www.civikos.net/repository/docs/Mapping_publication_alb_712063.pdf?fbclid=IwAR3U-5AG9BNo7sJyXjZk7wMT420V0s6o16L6fG_Uv5k1l8ilw3ZKq_7LSdU << Kthehu mbrapa