Projektet

You cannot be what you cannot see

Ky projekt synon forcimin e organizatave të nivelit lokal dhe iniciativave bazë përmes aktiviteteve shumëdimensionale siç janë punëtoritë e mësimit të aplikuar, trajnimet mbi funksionimin e brendshëm të OSHC-ve, sigurimin e mjeteve të avokimit dhe komunikimit dhe mundësive të rrjetëzimit me kolegët që punojnë në çështjet e të drejtave të njeriut.

Objektivat kryesore të ndërhyrjes përfshijnë:

· Forcimin e kapaciteteve të brendshme të organizative të iniciativave bazë për të siguruar qëndrueshmëri;

· Krijimi bashkërisht i qendrave online për të drejtat e njeriut në të cilat të drejtat e njeriut jo vetëm që do të trajtohen si një listë e thjeshtë për tu memorizuar por edhe për t'u përdorur në punën e përditshme të këtyre organizatave dhe aftësimin e tyre për të dhënë një kontribut të vërtetë jetësor në komunitetin e tyre.

· Mësimi mbi avokimin, kjo përfshin një seri punëtorish mbi mjetet e avokimit duke filluar nga ato që ata mund të japin në komunat e tyre, por edhe me grupe të tjera të synuara. Kjo do të përfshijë mjete dhe kanale të avokimit ne disa fronte të përshtatura për të trajtuar institucionet e nivelit lokal dhe kombëtar.

· Rrjetëzimi me bashkëpunëtor më të mëdhenj dhe më të konsoliduar që punojnë në Prishtinë dhe që mbulojnë temat e lidhura me të drejtat e njeriut.

Ky projekt po zbatohet nën projektin Human Rightivism dhe mbështetetur nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe zbatohet nga Community Development Fund (CDF).

<< Kthehu mbrapa