Programi për Angazhimin e Qytetarëve

Programi për Angazhim Qytetar është një projekt pesë-vjeçar i dizajnuar për të mbështetur OShC-të që të krijojnë konstituencat përmes një qasje me qytetarët në qendër, diversifikojnë bazën e resurseve dhe partnerëve, ndikojnë në ndryshim duke lidhur akterët e ndryshëm përreth zgjidhjeve zhvillimore të drejtuara në nivel lokal, dhe për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë.
Aktivitetet:
• Krijimi i grupeve tematike të shoqërisë civile;
• Komunikimi dhe shtrirja e rregullt tek anëtarët e CiviKos me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së shoqërisë civile në implementimin e Strategjisë dhe forcimit të bazës konstituive të saj;
• Krijimi i kanaleve formale dhe të rregullta të komunikimit ndërmjet Platformës CiviKos dhe Sekretarëve Gjeneral;
• Monitorimi i implementimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.
<< Kthehu mbrapa