Projektet

Duke punuar së bashku - faza II

Drejt një marrëdhënie pune produktive mes shoqërisë civile dhe autoriteteve në Kosovë – Faza e dytë
Kohëzgjatja: Nëntor 2014 – nëntor 2016


Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për një qeverisje të mirë përmes krijimit dhe fuqizimit të mekanizmave të bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe autoriteteve publike në nivel qendror.

Objektivi kryesor është përkrahja e zbatimit të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, përmes kontributit në funksionalizimin e këshillit për zbatimit të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, aplikimit të parimeve për konsultime dhe bashkëpunim, fuqizimin e Platformës CiviKos dhe promovimit të procesit të dialogut.

Rezultatet e projektit mund të formulohen si në vijim:

•    Rezultati 1. Korniza institucionale funksionale për zbatimit të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile dhe parimet e partneritetit të aplikuara në proceset tjera potenciale të dialogut
•    Rezultati 2. Shërbimet informative, të ndihmesës dhe të përkrahjes financiare të themeluara dhe funksionale për procesin e pjesëmarrjes civile në Kosovë
•    Rezultati 3. Fuqizimi i kapaciteteve dhe i strukturave menaxhuese të Platformës CiviKos
•    Rezultati 4. Dukshmëria e rritur dhe e vazhdueshme e dialogut shoqëri civile - qeveria

Këto rezultate do të arrihen përmes zbatimit të aktiviteteve vijuese:

Aktiviteti 1. Përkrahja e punës së Këshillit për zbatimin e strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile (Këshilli) dhe veprimtarisë së Ekipeve të Punës  sa i përket prioriteteve strategjike. CiviKos-i do të përkrahë përfaqësimin e OSHC-së në Këshill dhe do të siguroj llogaridhënien e qeverisë drejt plotësimit të obligimeve të marra me miratimin e strategjisë. Përqendrimi kryesor do të jetë në koordinimin e kontributit të OSHC-ve në Këshill dhe monitorimi i punës së Këshillit. Përkrahja dhe monitorimi i funksionimit të mekanizmave tjerë të zbatimit do të konsiderohen varësisht nga rrethanat.

Aktiviteti 1.1. Përkrahja e punës së Këshillit për zbatimin e strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile
Aktiviteti 1.2. Përkrahja e punës së Ekipeve të Punës  sa i përket prioriteteve strategjike të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile

Aktiviteti 2. Avokimi për aplikimin e parimeve të partneritetit në proceset tjera potenciale të dialogut. Në shtesë ndaj proceseve të cilat rrjedhin drejtpërdrejt nga strategjia, CiviKos-i do të përkrahë dhe ndihmoj aplikimin e parimeve në partneritetet e ngjashme gjithashtu në proceset tjera të dialogut të cilat jo domosdoshmërish lidhen me strategjinë. CiviKos-i do të përkrahë jo vetëm iniciativat në nivel qendror, por gjithashtu edhe iniciativat që vijnë nga niveli lokal/komunal. CiviKos-i do të siguroj se zërat dhe përpjekjet e organizatave të SHC-së dhe të iniciativave janë dëgjuar dhe njohur nga institucionet, si dhe do të sigurojnë që përkushtimet e dhëna nga institucionet do të përkthehen në veprimet konkrete dhe politikat nga aktivitetet avokuese të CiviKos-it dhe në anën tjetër kur është e nevojshme CiviKos-i do të mbaj (ndihmoj) iniciativat e organizatave të SHC-së, do të inkurajojë pjesëmarrjen dhe do të vazhdoj ti përkrahë përpjekjet e tyre. CiviKos-i do të përkrahë parimet e partneritetit në çdo vit të zbatimit të projektit.

Aktiviteti 3. Do të ofroj OSHC-ve shërbime informuese dhe financiare për të përkrahur proceset e pjesëmarrjes civile në Kosovë. Ky aktivitet do të përbëhet nga themelimi i dy pakove të shërbimeve. Shërbimi informues përfshinë themelimin e pesë qendrave (hub) rajonale dhe veb-portalin me qëllim të shpërndarjes së informatave të sakta mbi procesin e dialogut. Shërbimet financiare përfshijnë ofrimin e përkrahjes financiare për mbulimin e shpenzimeve logjistike bazë për të gjitha OSHC-të që dëshirojnë të marrin pjesë në këshillin për zbatimin e strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile apo që lidhen me Task Forcën, por që nuk kanë mjete ta bëjnë një gjë të tillë.

Aktiviteti 3.1. Shërbimet informuese për bashkëpunimin shoqëri civile – qeveri
Aktiviteti 3.2. Shërbimet financiare për bashkëpunimin shoqëri civile – qeveri

Aktiviteti 4. Fuqizimi i sistemit të brendshëm të menaxhimit dhe të kapaciteteve të CiviKos-it (përfshirë programin e praktikës-internship). Pas miratimit të dokumenteve të brendshme të tyre, CiviKos-i do të vazhdoj të fuqizoj më tutje strukturat qeverisëse dhe menaxhuese, duke realizuar dhe zbatuar kodin etik dhe rregullat e punës (përfshirë krijimin e pozicionimit, përfaqësimet dhe këmbimit të informatave). Në shtesë, ky aktivitet do të mundësoj këmbimin e njohurive në mes të CiviKos-it dhe anëtarëve të vet përmes angazhimit të praktikantëve.

<< Kthehu mbrapa
  • MATRICA E MONITORIMIT

    Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA

    Matrica
  • Antarësohu