Projektet

Build Back Better

Objektivat e Projektit:

Objektivi 1. Vazhdimi I ngritjes së vetdijs dhe informimi I bizneseve dhe klientëve të tyre për rreziqet e COVID-19 dhe masat minimale mbrojtëse që duhen marrë për të siguruar sigurinë dhe shëndetin e të gjithëve.

Objektivi 2. Gjatë ngritjes së vetdijes dhe informimit, gjithmonë duhet të kemi parasysh interesin më të mirë të publikut, me ndjeshmëri specifike ndaj çështjeve gjinore, shëndetit dhe problemeve riprodhuese, ndjeshmërisë së fëmijëve dhe të rinjve, si dhe qëndrueshmërisë.

Objektivi 3. Krijimi i një platforme në internet që do të jetë baza e bashkëpunimit dhe integrimit të të gjitha aktiviteteve të fushatës informuese, si dhe moduleve të parashikuara më vonë për të ndjekur këtë project.

 

Grup aktivitetesh

- Zhvillimi i produkteve të brenduara të komunikimit për fushatën ndërgjegjësuese për projektin.

-Themelimi I platformës publike online.

-Verifikimi i materialit specifik të komunikimit me ekspertizë të siguruar nga agjencitë e UN dhe KCC që përfshijnë:

-Produkte të fushatës online

-Video dhe produkte multimediale për përdorim nga mediat tjera

-Prodhimi mujor i Buletinit

 

Trajnimi për Shëndetin dhe Sigurinë i hartuar dhe siguruar nga ekspertë të angazhuar të UN në koordinim me KCC (duke filluar me shtyllën gastronomike) të paktën 1 trajnim i organizuar në vitin 2020. Trajnim mbi politikat për çështje specifike të ofruara nga agjencitë e UN.

 

Partnerët e Projektit:

Ky projekt po implementohet në partneritet të ngushtë me UN Kosovo Team përfshirë UNFPA Kosovë, UN Women Kosovo, UNDP Kosovo, UNICEF Kosovo Programme dhe Odën Ekonomike të Kosovës.

<< Kthehu mbrapa