Edona Ahmetaj - Community Development Fund (CDF)

Edona Ahmetaj është një menaxhere e programit e kualifikuar dhe këshilltare ligjor me përvojë unike që udhëheq iniciativat për të forcuar ofrimin e shërbimeve juridike dhe për të mbrojtur të drejtat e grupeve të pafavorizuara dhe të margjinalizuara duke përfshirë pakicat etnike, gratë, të rinjtë dhe personat LGBTI. Si ish drejtoreshë ekzekutive e Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) dhe si këshilltare ligjore për disa programe për sundimin e ligjit të financuara nga donatorët, ajo ka udhëhequr ekipe të ndryshme të personelit lokal dhe konsulentë ndërkombëtarë dhe ka menaxhuar të gjitha aspektet e zbatimit të programit, monitorimin dhe vlerësimin. Ajo ka një numër të madh arritjesh që udhëheqin ndërhyrjet e suksesshme të avokimit, përpjekjet për reforma ligjore, aktivitetet trajnuese dhe fushatat e edukimit ligjor.

Me përvojën progresive të përgjegjshme, ajo ka dëshmuar aftësi për të arritur rezultate me Odën e avokatëve të Kosovës, universitetet lokale, partnerët e shoqërisë civile dhe institucionet e qeverisë së Kosovës. Si udhëheqese teknike për Programin Kërko Drejtësi të INL-it, ajo ka konceptuar, dizajnuar dhe kryer aktivitetet me organizata të shoqatave civile dhe universitete të shumta, duke bërë të mundur që programi të arrijë ndikim te konsiderueshëm me burime të kufizuara. Për YIHR, znj. Ahmetaj ishte përgjegjëse për avokimin, reformën ligjore dhe edukim në komunitet. Si këshilltare për Fondi për Zhvillim Komunitar, ajo është një nga avokueset për popullatat kyçe të afektuara nga HIV/AIDS.

 

CDF është organizatë që ka për fokus zhvillimin dhe punon në përmirësimin e kualitetit dhe sigurimin e nevojave të komunitetit si: (infrastrukturë, shërbime të shëndetit, shërbime sociale, etj.), ofron përkrahje përmes ndërtimit të qëndrueshëm të individëve dhe komuniteteve, gjithёpërfshirja sociale, përkrahje në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe mikro, dhe zhvillimin e turizmit. Gjatë 20 viteve të fundit, CDF ka ndërtuar partneritete të forta me organizata jo qeveritare të ndryshme lokale, agjensi të zhvillimit dhe donator të jashtëm. Përparёsitё e CDF’së janë: eksperienca teknike dhe profesionale, menaxhimi i programeve të mëdha dhe komplekse, zhvillimi i mekanizmave për dhënien e granteve dhe bashkëpunimi me institucionet lokale dhe ndërkombëtare. CDF përdorë qasjen e cila në qendër ka njeriun, me kapacitet për mbulim të gjerë gjeografik, dhe punon me grupe të pafavorizuara dhe të margjinalizuara (të rinjët, gratë, minoritetet, LGBTI, personat me aftësi të kufizuar, grupet që janë në rrezik, etj.).

Misioni - Zhvillimi i komuniteteve dhe krijimi i mjedisit përkrahës për integrim, qasje të barabartë dhe gjithëpërfshirje përmes ekspertizës dhe zgjidhjeve inovative, si dhe mbështetjes së nismave dhe fuqizimit të kapacitetit të komuniteteve.

Vizioni - Komunitete me zhvillim të qëndrueshëm, të integruara në procese sociale, ekonomike dhe mjedisore, në përputhje me praktikat më të mira evropiane.

Address: Sejdi Kryeziu no. 32, Prishtina - Kosovo | Web: www.kcdf.org | E-mail: info@kcdf.org

 

<< Kthehu mbrapa