Donjeta Morina - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)

Donjeta Morina, është hulumtuese në Institutin KIPRED ku zhvillon hulumtime dhe avokim mbi të drejtat e njeriut dhe dhunën në baza gjinore. Ajo ka Master në Marrëdhënje Ndërkombëtare dhe Studime Europiane nga Central European University në Budapest. Donjeta ka 6 vite që bashkëpunon afërsisht me sektorin e shoqërisë civile si dhe me institucionet e Republikës së Kosovës. Puna e saj kryesisht është përqëndruar në analiza të politikave dhe ngritje të kapaciteteve të shërbyesve civil, përfaqësuesve institucional, si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ekspertiza e saj qëndron në tema si analiza gjinore, të drejtat e njeriut, integrimi i perspektivës gjinore në politika publike, si dhe integrimet europiane. Donjeta ka pasur vazhdimisht raporte dhe bashkëpunim shumë të mirë me institucione shtetërore prfshirë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Integrimeve Europiane, Ministrinë e Financave, dhe Zyren e Kryeministrit. Ndër të tjera, Donjeta ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në draftimin e shumë ligjeve dhe politikave, përfshirë Ligjin 05/L-020 për Barazi Gjinore si dhe Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2016-2020.

Donjeta po ashtu ka qenë bashkë-autore e mbi 10 hulumtimeve kualitative në tema të ndryshme në fushat e analizës gjinore dhe analizës së politikave. Për më shumë, ajo ka përvojë pune brenda vet organizatave të shoqërisë civile, si në Rrjetin e Grave të Kosovës dhe Institutin KIPRED dhe po ashtu në organizata ndërkombëtare si UNDP dhe UN Women. Donjeta beson fuqishëm që një bashkëpunim i mirëfilltë mes shoqërisë civile dhe Qeverisë është i domosdoshëm për të pasur një shtet demokratik që mbronë dinjitetin dhe të drejtat e qytetarëve. Si pjesë e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, ajo do të fokusohet në bashkëpunimin e Qeverisë me Organizatat e Shoqërisë Civile që punojnë për të drejtat e njeriut.

 

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) është një ndër organizatat e shoqërisë civile më të vjetra në Kosovë. Themeluar në vitin 2003, KIPRED-i ka për mision promovimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe vlerave demokratike në Kosovë përmes hulumtimeve të pavarura, zhvillimit të kapaciteteve, dhe ndërtimit institucional. Puna e Institutit KIPRED mbështetet në vlera parimore sic janë: sundimi i parimeve demokratike, paanshmëria e plotë, bashkëpunimi me institucione publike dhe qeveritare, si dhe bashkëpunimi me organizata të shoqërisë civile. Ekspertiza e vet Institutit fokusohet në cështje të sigurisë, sundimin e ligjit, dhe mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe integrimet evropiane.

<< Kthehu mbrapa