Besmir Kokollari - Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT)

BESMIR KOKOLLARI (27/07/1988)

Vendbanimi: Prishtinë

Besmir Kokollari është Drejtor Ekzekutiv në organizatën iCHAT që nga viti 2014, dhe njëri ndër themeluesit e organizatës.

B.Kokollari zotëron kualifikim superior në Universitetin e Prishtinës Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike, duke qenë dy herë bursist i Universitetit të Prishtinës dhe përfundimit me sukses të studimeve post diplomike Master në Shkencat Juridike Ndërkombëtare.

Z.Kokollari ka një nivel të lartë të përvojës dhe njohurive në fusha të ndryshme menaxheriale përfshirë: menaxhimin e përgjithshëm, udhëheqjen, menaxhimin strategjik, menaxhimin e projekteve, menaxhimin e cilësisë, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe komunikimin. B. Kokollari ka një eksperiencë diversive të vazhdueshme në sferën e menaxhimit dhe udhëheqjes në kuadër të OJQ-ve, qoftë duke shërbyer si personel i brendshëm apo në krye të tyre në kuadër të menaxhimit të projekteve të ndryshme zhvillimore e funksionale si: Koordinator i Rinisë së Kryqit të Kuq të Kosovës për 3 vite ku ka mbajtur shumë seminare, trajnime dhe realizim të projekteve të ndryshme; Anëtarë i bordit drejtues ASSHP-së i njohur si Asociacion i studentëve në Universitetin e Prishtinës, dhe që nga viti 2014 është drejtor ekzekutiv i Institutit Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime. Nën udhëheqjen e tij, në iCHAT janë ngritur dhe zgjeruar kapacitetet e iCHAT përmes thithjes së donacioneve nga partneret ndërkombëtarë dhe vendorë ku gjatë realizimit të projekteve janë arritur rezultate konkrete. Gjithashtu ai ka ngritur imazhin e iCHAT dhe ka bërë që të gjithë partnerët të vlersojnë organizatën iCHAT, për profesionalizëm, seriozitet, përkushtim dhe transparencë. B. Kokollari është themelues i dy Konferencave ndërkombëtare në Kosovë: Model Europian Union Kosovo dhe konferencës ndërkombëtare Kosova Interantional Model United Nations.

Rreth iCHAT:

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime “iCHAT” është themeluar në tetor 2014 si një organizatë jofitimprurëse, themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës, që nga 25.05.2017 iCHAT ka Statusin e Përfitimit Publik me numër të regjistrimit 5115285-9 dhe numër fiskal 601207659.

iCHAT nën udhëheqjen e B. Kokollarit ka realizuar programe vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të përmbushjes së misionit të organizatës i cili promovon vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon, përmes avokimit në mënyrë që të ngritet niveli i demokracisë, transparencës, llogaridhënies, gjithëpërfshirjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm social dhe ekonomik. Disa nga programet më të suksesshme të iCHAT janë:

-Konferencat Ndërkombëtare: Modeli i Bashkimit Evropian dhe Modeli i Kombeve të Bashkuara. (MKRS)

- “Plotësim/ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për Punën Vullnetare të të Rinjëve në Kosovë” (MKRS)

- “Platforma e masave preventive për reduktim të veprimeve delikuente në shkolla”. (MASHT)

- “Intervenimi në komunitet si mjet për krijimin e një ambienti të sigurt për të rinjët” në bashkpunim më Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (MKRS)

- iCHAT ka themeluar “Ndërrmarrjen shoqërore për prodhimin e Briketit në Novobërdë” (IOM)

- “Riintegrimi i qëndrueshëm i të kthyerve dhe parandalimi i migrimit të qytetarëve në Pejë, Skenderaj dhe Drenas” (GIZ/DIMAK)

- “Promovimi i Diversitetit Kulturor dhe Integrimi Social i të Rinjëve” (ZÇK-RKS)

- “We inform to prevent” (USAID/ATRC)

<< Kthehu mbrapa