Alturim Dermaku - GYEK

Alutrim Dërmaku

Alutrim Dërmaku ka lindur më 03 nëntor 1988 në Gjilan.

Ka përfunduar studimet për Shkencat Kompjuterike në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, aktualisht është në vitin e fundit të studimeve mastër në drejtimin E-qeverisje, në Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”. Po ashtu është në vitin e fundit të studimeve në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Banka dhe Financa në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Gjatë studimeve ka zhvilluar një eksperiencë shumë të mirë në web-zhvillim, në rrjetat kompjuterike si dhe penetration testing.

Prej vitit 2016 Alutrimi është i angazhuar si drejtor ekzekutiv në organizatën jo-qeveritare General Youth Education of Kosovo (GYEK), ku ka bërë realizimin e projekteve të ndryshme në të mirë të rinisë dhe komunitetit në përgjithësi.

Po ashtu ka një eksperiencë shumë të mirë bankare, të cilën e kam fituar gjatë punës në departamentin IT & Communication në Raiffeisen Bank Kosova, për 4 vite.

Posedon certifikime në fushën e teknologjisë informative, si dhe certifikime të tjera për mentorim dhe pjesëmarrje nëpër workshope.

Alutrimi jeton në Prishtinë me bashkëshorten, Qëndresen, dhe dy fëmijët, Reinen dhe Roanin.

 

 

General Youth Education of Kosovo (GYEK)

Organizata jo qeveritare General Youth Education of Kosovo (GYEK) është themeluar më 01.02.2016 në Prishtinë me qëllim të integrimit të rinisë Kosovare në projekte, avancimin intelektual të tyre, adaptimin e sistemeve të reja, vetëdijësimin, formimin e rinisë për të inkurajuar pjesëmarrje më aktive në jetën shoqërore.

Organizata General Youth Education of Kosovo për gjatë këtyre viteve ka realizuar rreth 20 projekte të ndryshme, kryesisht të financuara nga Ministritë, duke përfshi dhe donatorë të jashtëm.

Organizata General Youth Education of Kosovo (GYEK) me seli në Prishtinë, me adresë në Rr.Xhavit Mitrovica, lok 15/8, 10000 Prishtinë.

<< Kthehu mbrapa