Abetar Gojani - IPKO Foundation

Abetare Gojani

Abetare Gojani, ka mbi nëntë vjet përvojë pune në fuqizimin e të rinjve, duke promovuar aktivitetet e teknologjisë sociale dhe vullnetarizmin. Ajo ka punuar si Udheheqese e sektorit per Marrëdhëniet me Klientin në "Ogilvy Kosova & Albania" nga Maji 2009 - Gusht 2010. Ajo u bashkua me IPKO Foundation në Nëntor 2010 dhe ishte pjesë e suksesit të të gjitha aktiviteteve të Fondacionit që nga ajo kohë. Ajo është përgjegjëse kryesore për menaxhimin e planit strategjik; ofrimi i vizionit strategjik për hartimin e iniciativave të reja IF; sigurimi i aktiviteteve të IF-së për të përmbushur qëllimet e cilësisë, ndikimit dhe buxhetit; pjesëmarrja në Ekipin Menaxhues organizativ; përfaqësimi i IF në forumet e jashtme.

Abetarja ka mbaruar studimet e MBA në Universitetin Staffordshire në partneritet me Kolegjin Riinvest në Kosovë dhe ka diplomë Bachelor nga A.U.K në partneritet me Institutin e Teknologjisë Rochester, e diplomuar në Menaxhim dhe Politika Publike. Abetarja ka mbaruar dhjetëra trajnime që kanë të bëjnë me Menaxhimin e Projekteve, HR dhe Aktivizmin Rinor dhe gjithashtu është emëruar nga Ambasada e SHBA në Kosovë për të marrë pjesë në Programin e Lidershipit të Hapur Botëror të organizuar nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington.

 

IPKO Foundation

Fondacioni IPKO është organizatë lokale që operon në Kosovë që prej vitit 2008. Qëllimi i Fondacionit është të rris dhe të mbështes zhvillimin e liderëve të ardhshëm që kanë vizion digjital për Kosovën.

Fondacioni ka për qëllim të:

- Promovojë, shpërblejë dhe mbështesë punën inovative të të gjithë sektorëve që ndërlidhen me përdorimin e teknologjisë dhe paraqesin vizionin digjital për Kosovën

- Inkurajojë të tjerët të vazhdojnë misionin dhe të shpërblejnë idetë inovative që janë katalizatorë të zhvillimit të mëtutjeshëm të Kosovës

Fondacioni IPKO aktualisht është implementues i shumë projekteve dhe e fokuson aktivitetin e vet në tri fusha kryesorore: edukim, teknologji dhe inovacion. Përmes këtyre fushëveprimeve IPKO Foundation përgatitë ambientin për të ndërtuar biznese që lidhen me teknologji, inovacion, sistemin e edukimit dhe zhvillimin social në Kosovë.

Projektet e IPKO Foundation kanë për qëllim që të fuqizojnë të rinjtë kosovar nëpërmjet të aftësimit të tyre në fushat e teknologjisë, ndërmarrësisë, avokimit, lobimit:

- Sponsorship Program
- DOKU.TECH
- KosLift
- Programet e UNICEF Innovations Lab Kosovo: Upshift, Ponder, Podium
- Girls In ICT
- Education for Employability
- BarCamp & BarCamp in Your City
- International Girl Child Day
- Design Challenge
- Robotiks

<< Kthehu mbrapa