Takimi me Koordinatorët e Ekipeve të Punës për Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, më 21 korrik 2021 ka realizuar takim pune me koordinatorë e ekipeve të punës së Këshillit për bashkëpunim të qeverisë me shoqërinë civile. Qëllimi i takimit ishte koordinimi dhe diskutimet për para përgaditjen e ekipit të koordinatorëve për takimin e Këshillit për bashkëpunim të qeverisë me shoqërinë civile, diskutimeve për çështje që ndërlidhen me punën e sekretariatit të Këshillit, Këshillin, ekipet, koordinatorë e ekipeve, progresin, sfidat dhe raportet vjetore për fushat që i mbulojmë. Në takim u prezantua raporti 100 ditor i Qeverisë ku si e arritur e procesit është përfshirë edhe avancimi i platformave që i administron Zyra për Qeverisje të Mirë, qasja për financimin publik dhe konsultime me publikun. << Kthehu mbrapa