Nënshkruhet vendimi për Themelimin e Ekipeve të Punës të Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile

Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, Arben Krasniqi, si Kryesues dhe znj. Donikë Emini, si bashkë-kryesuese e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, sot me 8 nëntor 2022, kanë nënshkruar Vendimin për Themelimin e Ekipeve të Punës të këtij Këshilli. Këshilli për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile është mekanizëm kryesor i përhershëm këshillues që e koordinon të gjithë procesin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile dhe në përbërje të tij janë edhe katër ekipe të punës, që e ndihmojnë punën operacionale të tij. << Kthehu mbrapa