Kuvendi Vjetor i Platformës CiviKos

Pas një angazhimi në fuqizimin e vazhdueshëm të Platformës CiviKos, si urë ndërlidhëse në mes të sektorit të shoqërisë civile dhe Qeverisë, Platforma CiviKos mbajti kuvendin vjetor, më 4 Prill 2014 në “Sheshi 21”, ku morën pjesë 75 anëtarë, 68 organizata anëtarë me të drejtë vote.
Kuvendin e shpalli të hapur kryesuesi i Bordit, z.Taulant Hoxha. Pasi bëri një prezantim rreth punës së Bordit të mandatit të kaluar, fjalën e pati Drejtoresha Ekzekutive e Platformës CiviKos, e cila raportoi për punën dhe aktivitetet e Platformës CiviKos gjatë vitit 2012-2013. Ajo poashtu shpalosi edhe planin e Platformës CiviKos për vitin 2014.
Me mbi 130 organizata anëtare, shumica nga të cilat u përfaqësuan në Kuvend, Platforma CiviKos aprovoi ndryshimet statutore dhe dokumentet për rregullimin e brendshëm të saj.
Në këtë takim të Kuvendit të Platformës CiviKos u votuan dhe u miratuan në tërësi si dokumente të reja e të konsultuara me anëtarë që nga viti i kaluar: Rregullorja e Punës (përfshirë mekanizmat për përzgjedhje dhe përfaqësim) si dhe Kodi Etik.  .
Gjithashtu, anëtarët zgjodhën Bordin e ri të Platformës CiviKos, i cili do të angazhohet për të fuqizuar përfaqësimin e interesave të organizatave të shoqërisë civile në raport me bashkëpunimin e strukturar me institucionet e Republikës së Kosovës
Platforma CiviKos është iniciativë e organizatave të shoqërisë civile ne Kosovë e nisur në fillim të vitit 2007, ndërsa zyrtarisht e regjistruar më 2 Shtator 2007, që ka për qëllim krijimin e një mjedisi të përshtatshëm formal për bashkëpunim të sektorit të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore të Kosovës.

<< Kthehu mbrapa
  • MATRICA E MONITORIMIT

    Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA

    Matrica
  • Antarësohu