Sadri Rrmoku

Sadri Rrmoku i lindur me 06 shkurt 1988 në Podujevë, ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti Filozofik në Departamentin e Shkencave Politike.

Në vitin 2013 ka qenë bashkëthemelues i Organizatës Jo-Qeveritare “Make A Difference”, e cila në fokus kishte trajtimin e temave që lidhen me rininë. Gjatë kësaj periudhe ishte angazhuar si koordinator i projektit “Akademia për Qytetari Aktive”, koordinator në projektin “Rinia në udhëkryq, cila është zgjidhja”, dhe hulumtues në raportin “Fluksi i Migrimit të Kosovarëve Drejt Evropës”. Gjithashtu, në këtë kohë ka kontribuar edhe në procesin e hartimit të Ligjit për Fuqizimin e Rinisë.

Në vitin 2016 ka filluar angazhimin në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI, në pozitën e Koordinatorit të Programeve. Gjatë angazhimit në Institutin KLGI është përfshirë në grupin punues për hartimin dhe zbatimin e Strategjisë për Siguri në Bashkësi, Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal, si dhe në procesin e hartimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

Gjithashtu është angazhuar në monitorimin e Ligjeve të Ministrisë së Administratës Publike që dalin nga Agjenda Evropiane – ERA. Aktualisht është i angazhuar në grupin punues për hartimin e akteve nënligjore që dalin nga Ligji i Pronës dhe në mbështetje të Strategjisë për Zhvillim Regjional.

<< Kthehu mbrapa