Lura Limani

Lura Limani është aktiviste e shoqërisë civile, redaktore dhe kordinatore programi në Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Limani ka rreth dhjetë vjet përvojë me organizata të shoqërisë civile në Kosovë dhe ka punuar si gazetare, hulumtuese, dhe redaktore në Kosovë dhe Gjermani. Së fundi, Limani ka qenë kryeredaktore e Prishtina Insight, gazetë online e botuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), Kosovë.

Limani kreu studimet baçelor në sociologji në Universitetin e Prishtinës dhe New York University, ndërsa mban titullin Master të Arteve në studime kulturore nga Universiteti i Freiburgut, Gjermani. Në vitin 2017, ajo ishte bashkëpuntore e jashtme e Institutit për Studime të Drejtave të Njeriut në Columbia University.

Limani është bashkëthemeluese e Iniciativës Kosovare për Histori Gojore dhe e revistës së pavarur letrare Lirindja. Ajo është njëra nga redaktoret e librit “Feminizmat në Kosovë” që do të botohet nga Alter Habitus gjatë vitit 2019.

<< Kthehu mbrapa