Dardan Qadraku

Dardan Qadraku, u lind më 19 korrik 1986 në fshatin Radostë, Komuna e Rahovecit.

Vijon studimet në nivelin master në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina”, në drejtimin ekonomiks, dhe është i diplomuar në bankë, kontabilitet dhe financa në nivelin bachelor.

Në vitin 2007 ka filluar programin e punës praktike në departamentin për analiza ekonomike dhe dialog social, në Odën Ekonomike të Kosovës. Në qershor të vitit 2008 ka filluar punën si bashëpunëtor në Bankën Raiffeisen, në Prishtinë në departamentin e prokurimit dhe logjistikës dhe ka vazhduar deri në muajin gusht, duke vazhduar angazhimin në kompaninë konsulente Management Development Associate (MDA) nga muaji tetor 2008-2013 ku ka qenë i angazhuar në pozitën e koordinatorit të lartë të projekteve. Në mars të vitit 2013 ka filluar angazhimin në sektorin e shoqërisë civile në organizatën jo qeveritare ”Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore”, si kordinator i projekteve në fushën e mbrojtjes nga keqpërdorimi dhe abuzimi me teknologji informative, si dhe coordinator i projektit për rritjen e transparencës së marrëveshjes së Brukeslit, Kosovë - Serbi. Në vitin 2013, Dardani i është bashkuar organizatës PACT ku ka qenë i angazhuar bazuar në projektet e zhvilluara, ndërsa nga viti 2018 (Prill), me angazhim të plotë në pozitën e drejtorit ekzekutiv të organizatës. Përvec angazhimit në organizatë Dardani është i angazhuar si konsulent i jashtëm nga ASB, W4WK, RROZHRK, etj.

<< Kthehu mbrapa