Dajana Berisha

Dajana Berisha është Drejtore Ekzekutive në Forumin për Iniciativa Qytetare.

Znj. Berisha i është bashkuar Forumit në Shkurt në vitin 2013 për të drejtuar dhe menaxhuar rritjen dhe zhvillimin e Forumit duke përfshirë hartimin e objektivave, strategjisë, vlerave dhe aktiviteteve të këtij Forumi. Përvoja e saj profesionale përfshin një expertizë të thellë të proçeseve të politik-bërjes në sektorë të rëndësisë së veçantë si punësim dhe vet-punësim, çështje sociale dhe migrim. Znj. Berisha ka një eksperiencë të pasur profesionale në sektorin publik si ish Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Koordinim të Projekteve të BE-së pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në Republikën e Shqipërisë që i kanë mundësuar krijimin dhe mirëmbajtjen e raporteve diplomatike, dhe profesionale me stakeholders kombëtar, rajonal (Ballkanit Perëndimor) por dhe me ata ndërkombëtare duke ofruar në Forumin për Iniciativa Qytetare një vlerë të shtuar. Znj. Berisha ka diplomuar në gjuhësi dhe letërsi pranë Universitetit të Tiranës, mban një Master në Politika të Migrimit nga Universiteti i Sussex, UK një diplomë specializimi prej Harvard Kennedy School për Menaxhim Strategjik dhe Lidership të Organizatave jo qeveritare si dhe specializime të tjera të ndërlidhura më marrëdhënie ndërkombëtare, studime globale. Është njohëse e mirë e instrumenteve ndërkombëtare ligjore për të drejtat e njeriut. Znj. Berisha është edukuar në Shqipëri, Danimarkë, Suedi Britani e Madhe, USA.

<< Kthehu mbrapa