Alutrim Dermaku

Alutrim Dërmaku ka lindur më 03 nëntor 1988 në Gjilan.

Ka përfunduar studimet bachelor për Shkencat Kompjuterike në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, po ashtu është në vitin e fundit të studimeve në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Banka dhe Financa në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Studimet mastër i ka përfunduar në drejtimin E-qeverisje (E-government), në Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Gjatë studimeve ka zhvilluar një eksperiencë shumë të mirë në web-zhvillim, në rrjetat kompjuterike si dhe penetration testing.

Prej vitit 2016 Alutrimi është i angazhuar si drejtor ekzekutiv në organizatën jo-qeveritare General Youth Education of Kosovo (GYEK), ku ka bërë realizimin e projekteve të ndryshme në të mirë të rinisë dhe komunitetit në përgjithësi.

Po ashtu ka një eksperiencë shumë të mirë bankare, të cilën e ka fituar gjatë punës në departamentin IT & Communication në Raiffeisen Bank Kosova, për 4 vite

Posedon çertifikime në fushën e teknologjisë informative, si dhe çertifikime të tjera për mentorim dhe pjesëmarrje nëpër workshope.

Alutrimi jeton në Prishtinë me bashkëshorten, Qëndresen, dhe dy fëmijët, Reinen dhe Roanin.

<< Kthehu mbrapa