Thirrje e hapur për organizatat të rajonit të Dragashit, Klinës dhe Kamenicës për pjesëmarrje në serinë e punëtorive të organizuara nga Platforma CiviKos në kuadër të projektit “You cannot be what you cannot see”.

Platforma CiviKos ka kënaqësinë të ftoj organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunën e Dragashit, Klinës dhe Kamenicës të jenë pjesë e serive të punëtorive për ngritje të kapaciteteve të brendshme organizative.

Qëllimi i punëtorive është forcimi dhe mbështetja e organizatave lokale përmes serive të punëtorive mbi funksionimin e brendshëm të organizatave, punëtori mbi avokimin në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe do të krijojë mundësi unike për rrjetizimin e organizatave që operojnë në këto komuna me organizata me fushëveprim nacional në fushën e të drejtave të njeirut.

Regjistrimi për trajnim: Numri i vendeve është i limituar andaj të interesuarit duhet të regjistrohen sa më herët. Të gjitha organizatat e interesuara luten që të regjistrojnë pjesëmarrësit e tyre duke klikuar këtu. Përparësi kanë organizatat anëtare të CiviKos që në punën e tyre trajotjnë të drejtat e njeriut.

Afati për aplikim: Afati për aplikim është i hapur deri më 25 mars 2021, në orën 16:00.

Shënim: Ky aktivitet është duke u organizuar nën projektin Rightivism Human dhe mbështetet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe zbatohet nga Fondi i Zhvillimit të Komunitetit (CDF).

Për çdo informatë shtesë mund të na kontaktoni në info@civikos.net ose tel: 038-224-904.

<< Kthehu mbrapa