Takimi i parë informues i grupeve punuese/avokuese

Platforma CiviKos organizoi takimin e parë informues të grupeve punuese/avokuese të themeluara nga Platforma Civikos, me mbështetje të Programit për Angazhim të Qytetarëve, një partneritet mes USAID dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile - KCSF. Këto grupe janë themeluar bazuar në katër objektivat e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, të cilat janë: · Rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikë-bërje; · Përmirësimi i kornizës institucionale dhe ligjore për financim në zhvillimin e qëndrueshëm të programeve dhe projekteve të organizatave të shoqërisë civile me interes publik; · Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e organizatave të shoqërisë civile për ofrimin e shërbimeve publike; · Rritja e vullnetarizmit në programet me interes publik. Në këtë takim, i cili ishte takim i përbashkët i të katër grupeve, u diskutua rreth Strategjisë, mekanizmave dhe rëndësisë së zbatimit të saj si dhe rolit të grupeve punuese/avokuese. << Kthehu mbrapa