THIRRJE E HAPUR - Përzgjedhja e përfaqësuesve të shoqërisë civile në grupin punues për Strategjinë e Komunikimit të procesit të integrimit Evropian
Ministria e Integrimit Evropian për ta hartuar Strategjinë e Komunikimit të procesit të integrimit Evropian, në zbatim të standardeve minimale për konsultim publik fton përfaqësuesit e shoqërisë civile të nominojnë anëtarë për të qenë pjesë e këtij grupi. Përfaqësuesit e shoqërisë civile në grupin punues për Strategjinë e Komunikimit të procesit të integrimit Evropian do të nominohen dhe zgjedhen nga vet organizatat e shoqërisë civile, ndërsa i gjithë procesi do të organizohet nga Platforma CiviKos në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE).
Nga shoqëria civile, si anëtarë të këshillit do të përzgjedhen 6-8 anëtarë, varësisht prej përfaqësimit dhe të sigurohen së paku nga një anëtarë për secilën nga fushat në vijim:
1. Procesi i Integrimit Evropian, liberalizimi i vizave dhe MSA në përgjithësi
2. Kriteret politike (demokracia dhe sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar)
3. Kriteret ekonomike (stabiliteti makroekonomik, zhvillimi i sektorit financiar, funksionimi i ekonomisë së tregut, konkurrenca, etj.)
4. Standardet Evropiane (tregu i brendshëm, liria e lëvizjes, prokurimi publik, arsimi, bujqësia, ambienti, energjia, transporti, statistikat, etj.) si dhe
5. Në komunikimin e fushave të lartëpërmendura.
Për më shumë informata shkarkoni thirrjen këtu.
-
MATRICA E MONITORIMIT
Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA
Matrica -
Antarësohu»
-
ose shkarko Aplikacionin dhe dërgo në info@civikos.net